Sociale 3 January 2025, 22:55 Nga VNA

Blerjet online gjatë 2024-ës, shqiptarët porositën më shumë këpucë dhe aksesorë

Ndaje në Whatsapp
Blerjet online gjatë 2024-ës, shqiptarët porositën më

Përgjatë një viti, 42.4% e popullsisë së grup-moshës 16-74 vjeç kryen blerje online, më një rritje prej 4 pikë përqindje krahasuar me 2023. Blerjet online i referohen porosive të mallrave ose shërbimeve nëpërmjet internetit, për qëllime personale nga çdo lloj pajisje. Sipas të dhënave nga INSTAT, përdorimi i internetit në tre muajt e fundit nga momenti i kryerjes së intervistës, nga individët e grup-moshës 16-74 vjeç përfaqësojnë 86,2 % të popullsisë në studim.

Pajisjet më të përdorura për të hyrë në internet janë aparatet celularë me 99.9% të individëve përdorues, ndjekur nga kompjuterët me 29.2%, laptopët me 28.5% dhe tabletët me 19.4%.

Statistikat tregojnë një rritje të ndjeshme në përdorimin e internetit për blerje online nga shqiptarët, ku listën e kryesojnë kategoritë rroba, këpucë dhe aksesorë, të cilat përgjatë vitit 2024 përbëjnë 90.3% të blerjeve online, krahasuar me 88,8 që ishte në vitin 2023

Shërbimet, si katering nga restorantet apo fast food-et, për dërgesa në shtëpi përbëjnë 59.7% të blerjeve online.

Nga lista nuk mbeten pas as produktet kozmetike dhe të mirëqenies, këto të fundit përbëjnë 41.8% të blerjeve, ndërsa ushqimet dhe pijet nga dyqanet përbëjnë 37.2%.

Produkte për shtëpinë përbëjnë 33.3% të blerjeve online, mallrat sportive përbëjnë 32.8%, dhe pajisjet elektronike dhe shtëpiake përbëjnë 19.7%.

Në vitin 2024 të gjithë kategoritë për kontaktet elektronike nëpërmjet internetit me autoritetet publike dhe disa shërbime publike, si faqet e internetit në lidhje me detyrimet e qytetarëve, të drejtat (p.sh përfitimet sociale), dokumentet zyrtare (p.sh letërnjoftim, certifikatë të lindjes), shërbimet arsimore publike (p.sh biblioteka publike, informacion mbi regjistrimin në shkollë ose universitet, shërbimet e shëndetit publik) shënuan rritje. Dy janë kategoritë për të cilat është rritur numri i përdoruesve  “marrja e informacionit nga faqet ose aplikacionet e internetit” ndjekur nga kategoria “shkarkimi apo printimi i formularëve zyrtarë”.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme