Sociale 1 January 2025, 12:58 Nga VNA

Veliaj kthehet në Tiranë, pret Vitin e Ri në sheshin Skënderbej

Ndaje në Whatsapp
Veliaj kthehet në Tiranë, pret Vitin e Ri në sheshin

Në kulmin e hetimeve të SPAK, Erjon Veliaj në 28 dhjetor u nis në udhëtim jashtë vendit. Burimet për VNA thanë se destinacioni final i kryebashkiakut ishte Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk dihej nëse Veliaj ka udhëtuar për arsye pune apo për festat e fundvitit. Kryebashkiaku i Tiranës po hetohet nga SPAK për 4 vepra penale më të rëndat: korrupsion dhe pastrim parash. Të enjten ai u mor në pyetje nga Prokuroria e Posaçme për 5 orë.Pasi u largua prej andej, deklaroi se ishte denoncuar nga një person anonim me emrin Nesti Angoni. Veliaj deklaroi se ky person nuk ekziston, pasi ka kërkuar në regjistrat e gjendjes civile. Përballë këtyre akuzave, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Veliaj ka udhëtuar drejt ShBA-së dhe nuk kthehet deri më 17 Janar. Madje ai publikoi edhe biletën e udhëtimit. Por ndryshe sa nga pritej, dje Veliaj u shfaq në sheshin Skënderbej nga ku priti Vitin e Ri 2025.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme