Sociale 30 December 2024, 18:51 Nga VNA

Misteri i Fevziut me dronin që nuk i ngrihet në malin e Tomorrit, përgjigjen e gjen tek Sazan Guri

Ndaje në Whatsapp
Misteri i Fevziut me dronin që nuk i ngrihet në malin e Tomorrit,

Ambientalisti, gjeologu dhe inxhinieri Sazan Guri i është përgjigjur pyetjes misterioze të gazetarit Blendi Fevziu, se pse droni i tij nuk ngrihet në malin e Tomorrit.

Misteri që ngre Fevziu ka të bëjë me një nga udhëtimet e tij që shpeshherë na iluminon në rrjetet sociale me informacione nga ekspeditat që bën nëpër botë dhe brenda vendit. Këtë fundjavë, moderatori i Opinion ishte në malin e Tomorit dhe aty hasi në një mister të pashpjegueshëm. Në një prej faqeve të këtij mali të shenjtë, Fevziu ka tentuar të ngrejë dronin për të xhiruar disa pamje, por ka dështuar ta bëjë një gjë të tillë. Për këtë, ai kërkoi ndihmën e ndjekësve të tij në Instagram, se kush mund ta shpjegonte këtë fenomen të çuditshëm.

Dhe përgjigjën kush më mirë se Sazan Guri mund ta jepte. Në një postim në Facebook, Guri shprehet se përgjigjja qëndron tek libri i tij "Tomorri mal babamal". Ai madje falenderon Fevziun që është bërë pjesë e grupit që ndajnë mendimet e tij.

"Fevzo mirëmëngjes, uroj të jesh mirë dhe gëzuar,

Atë përgjigjen e ke në librin 'Tomorri mal babamal', me autor SG dhe të thënë nëpër emisione te Enkel Demi etj disa herë arsyen, por nëse unë jam agai i mendimeve të tilla, ti je beu, kjo nuk më xhelozon, por më vjen shumë mirë që s'jam vetëm. Prap, më vjen mirë që të tjerët kanë këmbanë më të fortë. Sinqerisht të falenderoj. SG" – shkruan Sazan Guri.

Neve nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’u urojmë suksese dy zbuluesve të mistereve dhe të shpresojmë se shumë shpejt do të dalin me përgjigje konkrete për arsyen se pse droni i Fevziut nuk ngrihet në malin e Tomorrit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme