Sociale 30 December 2024, 10:43 Nga VNA

Ndërtesa që sfidon ligjin dhe qytetarët/ Arroganca e betonit në mes të qytetit

Ndaje në Whatsapp
Ndërtesa që sfidon ligjin dhe qytetarët/ Arroganca e betonit

Kjo ndërtesë, e cila qëndron si një monument arrogance në mes të qytetit, jo vetëm që ka pushtuar gjysmën e aksit të rrugës, por është shndërruar edhe në një burim të mundshëm aksidentesh dhe frustrimesh për qytetarët. Me një elegancë të ftohtë prej betoni dhe xhami, ajo nuk mjaftohet vetëm me “mbretërimin” mbi trotuaret e ngushta por ka bllokuar edhe mbi 5 vende parkimi publik. Pyetja është e thjeshtë: a janë paguar këto vende? Apo ndoshta, si gjithmonë, rregullat vlejnë për të tjerët?

Në një qytet ku një vend parkimi blihet me çmime astronomike, ky privilegj qëndron si një shpoti për ata që përpiqen të jetojnë me dinjitet. Por, kush është mbrapa këtij ndërtimi që, me sa duket, e ndjen veten mbi ligjin dhe mbi qytetarët e thjeshtë? Çfarë lidhjesh dhe interesash i lejojnë të bllokojë një aks të tërë rruge – në mes të bllokut, aty ku çdo centimetër është jetik?

Ironikisht, tabela e vendosur pranë që lutet “Mos parkoni” është një sinjal i heshtur i hipokrizisë: mos parkoni ju, sepse kjo hapësirë i takon dikujt që, në vend të një parkimi, ndërton një ndërtesë gjigante! Epo, në një qytet ku prona publike përdoret si tokë private, ky shembull është vetëm maja e ajsbergut.

Kush qëndron mbrapa? Një pyetje e madhe, por ndoshta përgjigja është më e thjeshtë nga sa duket. Në fund të fundit, qyteti duket se ka vendosur: kush ka fuqinë për të ndërtuar, ka fuqinë për të bllokuar. Dhe pjesa tjetër e qytetarëve? Ata mbeten spektatorë në këtë spektakël të përhershëm ku gjithmonë triumfon interesi privat.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme