Sociale 29 December 2024, 19:55 Nga VNA

Darka e ndërrimit të viteve, qytetarët ankohen për çmimet e larta të produkteve

Ndaje në Whatsapp
Darka e ndërrimit të viteve, qytetarët ankohen për

Në këto pak ditë që mbeten qytetarët po nxitojnë për të përfundojnë blerjet për darkën e ndërrimit të viteve. Megjithatë ata ankohen për çmimet e larta të produkteve ushqimore.

Pavarësisht nga sfidat ekonomike dhe ndryshimet në sjelljet e konsumatorëve, kjo ditë e shënuar vazhdojnë të mbeten një periudhë ku shqiptarët janë të prirur të shpenzojnë më shumë për të ruajtur traditat dhe atmosferën festive.

“Çmimet janë shumë shtrenjtë, janë për shtresën shumë lart. Mua më duket se çmimet janë edhe më të shtrenjta, këtu nuk ulen për festa si në gjithë botën, këtu ndodh e kundërta”, thanë disa qytetarë.

Edhe këtë vit duket se produkti kryesor në tavolinën e familjeve shqiptare mbetet gjeli i detit.

“Duhen të gjitha, por gjeli i detit mbetet kryesore. Bakllavaja, gjeli i deti janë kryesoret”, u shprehën ata. Nga vëzhgimet në tregjet vendase duket se Inflacioni dhe kostot në rritje kanë ndikuar te buxhetet festive të shumë familjeve duke sjellë kufizime në shpenzime dhe një qasje më të kujdesshme ndaj prioriteteve në ditët e festive të fundvitit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme