Sociale 31 December 2024, 13:06 Nga VNA

Tatimet i bëjnë “dhuratën” e fundvitit prej 6 milionë euro profesionistëve të lirë

Ndaje në Whatsapp
Tatimet i bëjnë “dhuratën” e fundvitit prej 6

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se sot, data 30 dhjetor ishte afati i Fundit për Rimbursimin e Menjëhershëm të Kësteve të Parapaguara të Tatimit mbi Fitimin dhe Tatim-Fitimit të Thjeshtuar, sipas aktit normativ për tatimpaguesit, që ofrojnë shërbime profesionale.

Tatimet njoftuan se kanë rimbursuar brenda afatit 95% të tatimpaguesve, që deklaruan në kohë llogaritë bankare.

Ata sqarojnë se procedura për rimbursimin e kësteve në vijim do të ndiqet në drejtoritë rajonale tatimore nëpërmjet kërkesave për rimbursim.

Sipas njoftimit, shuma totale e rimbursuar është rreth 606 milionë lekë, ose rreth 6 milionë euro.

Gjithsej janë rimbursuar 7751 profesionistë të lirë. Vetëm gjatë ditës së sotme janë bërë 244 rimbursime.

Në Janar të vitit 2024 hyri në fuqi ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat, që parashikonte që të vendosej barazia dhe të eliminohej parimi i neutralitetit të tatimit ( ku një i punësuar dhe një i vetëpunësuar, të cilët bënin të njëjtën punë, kishin diferencim të papranueshëm të barrës fiskale. I pari 0 % tatim i dyti 13% dhe 23 % tatim mbi të ardhurat).

Kjo dispozitë që kishte si synim vendosjen e barazisë u kundërshtua nga grupet e interesit dhe çështja kaloi në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese u vendos më 27 Qershor 2024 unanimisht rrëzimi i nenit 69 që diskriminonte profesionistët e lirë nga tatimi prej 15%. Tatimi i profesionistëve të lirë do të fillojë në vitin 2029, njësoj me bizneset e tjera.

Si rrjedhojë, të gjithë profesionistët që kishin paguar këstin e parë të tatimit, tashmë janë rimbursuar./MONITOR

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme