Sociale 3 January 2025, 16:07 Nga VNA

Kryepeshkopi Anastas Janullatos transferohet në Athinë për trajtim mjekësor

Ndaje në Whatsapp
Kryepeshkopi Anastas Janullatos transferohet në Athinë për

Kryepeshkopi Anastas Janullatos do të transferohet në Athinë për trajtim mjekësor. Lajmi është bërë i ditur nga media greke “Protothema”, e cila raporton se gjendja shëndetësore e Janullatosit, 95 vjeç, është e rënduar, por nën kontroll. Prej datës 30 dhjetor, ai është i shtruar në një spital privat në Shqipëri, pas një hemorragjie në stomak.

Për shkak të situatës, është vendosur që Kryepeshkopi të transportohet në Athinë me një avion të Forcave Ajrore Greke. Procesi do të kryhet nga një ekip i specializuar mjekësor i EKAV-it (Shërbimi Kombëtar i Ndihmës së Shpejtë në Greqi).

Më herët, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë kishte njoftuar se Kryepeshkopi ishte shtruar në spital për shkak të një viroze sezonale dhe se gjendja e tij shëndetësore ishte e qëndrueshme.

“Fortlumturia e tij, Kryepeshkopi i Shqipërisë, z. Anastas, u shtrua në spital për shkak të një viroze sezonale, me qëllim që të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve. Gjendja e tij është e qëndrueshme dhe mjekët janë optimistë,” thuhej në deklaratën e Kishës.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos i ka shërbyer Kishës Ortodokse të Shqipërisë që nga viti 1991.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme