Sociale 3 January 2025, 10:08 Nga VNA

Çmimet e larta, pagat dhe pensionet e ulëta tre shqetësimet më të mëdha të shqiptarëve

Ndaje në Whatsapp
Çmimet e larta, pagat dhe pensionet e ulëta tre shqetësimet

Një anketë e fundit për sigurinë në Rajon që e u krye nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) zbuloi se tre problemet më të rëndësishme në aspektin ekonomik për shqiptarët janë çmimet e larta, pagat e ulëta dhe pensionet e ulëta. RCC anketoi rreth 6000 qytetarë në Rajon, të cilët ndër të tjera u pyetën se cilat janë tre problemet më të rëndësishme në ekonominë tuaj: inflacioni, pabarazia, papunësia, pagat, pensionet, taksat, çmimi i karburantit dhe korrupsioni i korporatave.

Shumica e qytetarëve shqiptarë, 73% ishin të shqetësuar për çmimet e larta. Shqetësimi i dytë më i rëndësishëm për qind 57 për qind të qytetarëve ishin pagat e ulëta dhe shqetësimi i tretë me i rëndësishëm në aspektin ekonomik për 41 për qind ishin pensionet e ulëta. Siç tregojnë të dhënat, qytetarët shqiptarë kishin nivele më të larta të pakënaqësisë me pensionet, në raport me qytetarët e tjerë të Rajonit.

Shqiptarët ishin më pak të shqetësuar për papunësisë dhe pabarazinë se shtetasit e rajonit. Në krahasim me Rajonin, Shqiptarët shprehën shqetësim më të lartë për nivelin e taksave. 22 për qind të qytetarëve shqiptarë i konsideruan shqetësim taksat, teksa mesatarja rajonale ishte 15%. Korrupsioni i korporatave ishte më pak shqetësim për shqiptarët, teksa boshnjakët dhe serbët e konsideruan problem këtë aspekt.

Teksa Shqipëria ka çmimet më të larta të karburantit në Rajon, për shqiptarët çmimet janë me pak shqetësuese. Së paku në Kosovë çmimet e karburanteve janë 30 për qind më të lira se në Shqipëri, për 29 për qind të qytetarëve atje janë problem, ndërsa në vendin tonë vetëm 20 për qind. Papunësia duket se në Shqipëri është më pak shqetësuese se në Rajon, pasi vetëm 31 për qind e shqiptarëve shprehën se papunësia është problem kundrejt 36% që ishte mesatarja Rajonale.

Që nga fillimi i tij në 2021, “SecuriMeter” ka ofruar të dhëna të rëndësishme për perceptimet e publikut, duke shërbyer si një mjet për politikëbërësit për të krijuar përgjigje të bazuara në prova ndaj sfidave në zhvillim. Sondazhi i këtij viti nënvizon natyrën e ndërlidhur të çështjeve të sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe nevojën kritike për zgjidhje./ Monitor

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme