Sociale 7 January 2025, 11:33 Nga VNA

Vlora përfshihet nga moti i keq, ndalohen daljet në det për mjetet e vogla të peshkimit

Ndaje në Whatsapp
Vlora përfshihet nga moti i keq, ndalohen daljet në det për

Vlora është përballur me një përkeqësim të ndjeshëm të kushteve të motit që prej mëngjesit të sotëm, me erëra të forta dhe dallgë që arrijnë deri në 2 metra. Në këto rrethana, kapiteneria e portit të Vlorës ka njoftuar ndalimin e daljes në det për mjetet e vogla të peshkimit, duke u bërë thirrje peshkatarëve dhe operatorëve të tregojnë kujdes.

Mjetet që lundrojnë brenda gjirit të Vlorës janë këshilluar të marrin masat e nevojshme për të shmangur rreziqet. Nga ana tjetër, kapiteneria ka njoftuar se anijet e udhëtarëve do të vijojnë lundrimin dhe punën normalisht.

Sipas parashikimeve, moti pritet të përmirësohet nesër paradite, pas orës 10:00.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme