Sociale 7 January 2025, 15:42 Nga VNA

Tjetër instalacion në kryeqytet, Tirana Moons vendoset tek Politekniku

Ndaje në Whatsapp

  • Në relacionin arkitektonik, struktura modulare “Hënë” është një pavijon sferik i bërë kryesisht prej druri dhe pëlhure.

Tirana pritet të ketë një tjetër instalacion, këtë herë të parashikuar te Sheshi Nënë Tereza përballë me Politeknikun. Bashkia e Tiranës njoftoi hapjen e një procedure për këtë instalacion, me vlerë 39 milionë lekë apo 390 mijë euro, që është titulluar si “Tirana Moons” apo “Hënët e Tiranës”. Në relacionin arkitektonik, struktura modulare “Hënë” është një pavijon sferik i bërë kryesisht prej druri dhe pëlhure. Sipas shpjegimit të bërë në këtë dokument moduli i “hënës” është i përbërë nga elemente të cilat vendosen mbi njëra-tjetrën në tri faza montimi dhe konceptimi. Fillimisht në fazën 1 moduli përbëhet nga 5 unaza druri të laminuar me teknikë kryq të cilat bashkohen me nyje unazore me njëra-tjetrën dhe me bazamentin e betonit me anë të unazave me përshtatje. Ky bazament qëndron në mesin e çdo unaze dhe vendoset mbi tokë. Në këtë montim unazash më pas në fazën 2 vendosen platforma e dyshemesë e drunjtë mbi një strukturë kuadratike dhe lidhen me nyje kapëse me bazamentin. Gjithashtu vendoset dhe moduli i shkallës së drunjtë në bazën e strukturës së drunjtë. Në krye të strukturës më pas në fazën 3, vendosen tenda e cila ka një material të papërshkrueshëm nga uji, e cila fiksohet në një strukturë alumini nëpërmjet nyjeve lidhëse në kulm dhe në fund të tendës” shpjegohet në dokument. Koha e zbatimit të kontratës parashikohet të jetë 6 muaj teksa afati i fundit për paraqitjen e ofertave nga ana e operatorëve të interesuar është 21 janari./Monitor.al

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme