Politika 1 July 2026, 22:30 Nga VNA

Eda Grimci: Kandidimi për Kryesinë e PD-së më erdhi si surprizë, nuk e dija që isha në listë

Ndaje në Whatsapp

fdvfdfvd.jpg

Avokatja Eda Grimci ka folur në Euronews Albania pas publikimit të listës së kandidatëve për anëtarë të Kryesisë së PD, ku emri i saj figuron mes të propozuarve që do t’i nënshtrohen votimit në Këshillin Kombëtar të partisë.

Grimci tha se përfshirja e saj në listë ishte e papritur, pasi nuk kishte dijeni se emri i saj do të propozohej si kandidate.

“Me thënë të drejtën unë nuk e dija që do të isha kandidaturë. Unë kisha bërë kërkesë për të kandiduar… unë nuk e dija që do të isha në listë,” u shpreh ajo.

Duke folur për mënyrën e përzgjedhjes së drejtuesve të partisë, Grimci theksoi se postet drejtuese duhet të fitohen përmes meritës dhe kontributit politik, jo përmes lobimeve të brendshme.

Sipas saj, anëtarët e Kryesisë duhet të kenë peshë politike dhe njohje brenda strukturave të partisë, ndërsa votimi në Këshillin Kombëtar është një proces politik dhe jo i bazuar në miqësi apo favore personale.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme