Rajoni 20 August 2024, 22:18 Nga VNA

E rëndë në Prishtinë, gruaja vret kunatin me armë

Ndaje në Whatsapp
E rëndë në Prishtinë, gruaja vret kunatin me armë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë pasi një grua ka qëlluar për vdekje një burrë. Mësohet se Nazmije Millaku ka ekzekutuar vëllain e bashkëshortit. Sipas policisë së Prishtinës ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi” dhe autorja pasi ka kryer vrasjen është vetëdorëzuar në polici.

"Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën "Ismet Krasniqi" në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër . Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast", ka thënë Ahmeti.

 

 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme