Rajoni 17 August 2024, 23:24 Nga VNA

Publikuan lajmin se dy portale kosovare financoheshin nga Serbia, japin dorëheqjen dy anëtarë bordi të RTK

Ndaje në Whatsapp
Publikuan lajmin se dy portale kosovare financoheshin nga Serbia, japin

Pas reagimeve që nxiti një shkrim i publikuar në fund të muajit të kaluar nga transmetuesi publik i Kosovës, ku pretendohej se dy gazeta në internet me seli në Prishtinë, janë financuar nga Serbia, kryetari i Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, Besnik Boletini, dhe anëtarja e këtij bordi, Arta Berisha, dhanë dorëheqje.

Shkrimi që ishte marrë nga portali boshnjak “Slobodna Bosna”, me 22 korrik, thuhet mes tjerash se “një portal në Kosovë është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të terroristit nga Banjska, Milan Radoiçiç, ndërsa një portal tjetër ka pranuar transaksion milionësh, me qëllim të publikimit të shkrimeve kritike për qeverinë e Albin Kurtit”. Portali përmend gazetat në internet, Periskopi dhe Nacionale.

Kjo solli reagime të shoqatave të gazetarëve, medieve dhe organizatave joqeveritare të cilat i bënë thirrje Bordit të RTK-së të trajtojë situatën.

Bordi shpalli formimin e një komisioni për të hetuar përgjegjësinë editoriale, ndërsa ndërkohë me 26 korrik, ushtruesja e detyrës së drejtores së RTK-së, Zana Spahiu dha dorëheqje.

Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Bislimi, shkroi të shtunën në rrjetet sociale se “Gjetjet e raportit të komisionit ishin të qarta. Që nga data 9 gusht, zëvendësdrejtori Adi Krasta (që i ka përgjegjësitë e drejtorit) nuk po e adreson këtë raport. Të jesh në krye të transmetuesit publik edhe për një ditë është privilegj, por edhe përgjegjësi. E siç po shihet ai nuk ka vullnet për të marrë masa ndaj atyre që e shkaktuan skandalin”.

Zoti Boletini tha se kishte kërkuar masa të rrepta rreth situatës së krijuar, por gjithçka u zvarrit.

“Unë nuk mund t’i mbyllë sytë para një lëshimi të madh profesional në asnjë mënyrë në asnjë rrethanë pa u ndëshkuar përgjegjësit. Tendenca për ta kaluar këtë rast vetëm me një kërkim falje është e pakapërdishme”, shkroi ai.

Pak orë më pas dha dorëheqje edhe anëtarja e Bordit të RTK-së, Arta Berisha, duke theksuar se është e papranueshme “që shkelësit e standardeve profesionale të kalojnë pa u ndëshkuar” sipas rregulloreve të RTK-së.

“Raporti i Komisionit të RTK-së është i qartë dhe tregon se në rastin e fundit - botimin e një teksti të paverifikuar dhe të plasuar fillimisht nga një medium tjetër - janë shkelur standardet profesionale të gazetarisë, për më keq: bordi është gënjyer. Kjo për mua është e patolerueshme. Shpresoj se praktika e mosndëshkimit të mos rikthehet në RTK”, shkroi zonja Berisha.

 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme