Rajoni 16 August 2024, 20:52 Nga VNA

Caktohet data e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë

Ndaje në Whatsapp

Vjosa Osmani ka caktuar datën e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Në vendimin e Presidentes së Kosovës thuhet se data e caktuar është 9 shkurt 2025.

Në fund të korrikut, Osmani ftoi të gjitha partitë parlamentare në konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Por në këtë takim nuk mori pjesë kreu i partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti. Kjo në mediat kosovare u lexua si ftohje e marrëdhënies mes tyre, kjo për shkak të qëndrimeve të ndryshme që kanë për disa iniciativa politike. E fundit ishte për Urën e Ibrit ku qeveria kërkon ta hap për qytetarët, ndërsa Osmani mbështet qëndrimin e ndërkombëtarëve që kjo të bëhet duke u bashkërenduar me Serbinë.

 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme