Rajoni 8 August 2024, 20:37 Nga VNA

Avokati e konfirmon, personi i vrar nga policia serbe është Faton Hajrizi

Ndaje në Whatsapp
Avokati e konfirmon, personi i vrar nga policia serbe është Faton

Faton Hajrizi është i vrari në Lloznicë të Serbisë më 19 korrik të këtij viti. Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosova avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci.

Ai ka thënë se i është lejuar që ta shohë edhe trupin e pajetë të Fatonit.

“Mbetet tash edhe ekspertët tanë ta konfirmojnë”, tha Koci.

Avokati tha se aktualisht është në proces të kryerjes së procedurave të tërheqjes se kufomës.

Faton Hajrizi njihet më së shumti për vrasjen e një ushtari rus të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, më 29 shkurt të vitit 2000. Atë kohë ai ishte 15-vjeçar.

Hajrizi besohet të jetë arratisur për rreth 9 herë nga institucionet korrektuese të Kosovës, ndonëse Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) nuk e ka konfirmuar numrin e saktë. Madje, ai ka deklaruar për mediat në Kosovë që ka ikur edhe nga baza ushtarake amerikane në Kosovë, Bondsteel.

Pas arratisjes Hajrizi ka tentuar që të largohet drejtë Gjermanisë nisë, por në doganë është ndaluar nga policia serbe ku i është kërkuar që t’i kontrollohej makina. Në këtë moment Hajrizi ka nxjerr piostoletën dhe ka vrarë njërin nga policët ndërsa tjetrin e plagosi. Pas disa ditësh kërkime, ai u gjet nga policia serbe dhe u ekzekutua në një nga fshatrat në kufij me Bosnjen.

Kujtojmë se ngjarja shkaktoi dhe reagime politike mes dy vendeve.

 

 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme