Rajoni 8 August 2024, 10:00 Nga VNA

Debati për urën e Ibrit, BE-ja paralajmëron masa të reja ndaj Kosovës

Ndaje në Whatsapp
Debati për urën e Ibrit, BE-ja paralajmëron masa të reja

Masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës mund shtohen nëse Qeveria vazhdon me vendime që bashkësia ndërkombëtare po i konsideron si të njëanshme e të pakoordinuara.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka përmendur masat kundër Kosovës si përgjigje të BE-së ndaj këtyre vendimeve – mbyllja e nëntë zyrave të Postës së Serbisë në Kosovë dhe hapja e Urës së Ibrit.

Stano ka deklaruar se shpreson që Qeveria e Kosovës ta marrë mesazhin dhe ta ndalojë BE-në nga marrja në konsideratë e shtimit të masave. “Masat u vendosën vjet për faktin se shumëçka po ndodhte që çonte në përshkallëzim dhe në vend të hapave që çonin drejt depërshkallëzimit janë ndërmarrë edhe më shumë hapa të njëanshëm që çojnë në përshkallëzim nga ata njerëz. Ne e kemi thënë atëherë se këto masa mund të zgjaten apo të hiqen pavarësisht zhvillimeve të situatës. Pra, çfarë do të bëjmë? Kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të shtohen nëse akterët evropianë pajtohen se ato duhet të shtohen”, ka thënë ai në konferencën e së enjtes.

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme