Rajoni 19 July 2024, 22:57 Nga VNA

Ministria e Jashtme e Kosovës kërkon sqarime nga Serbia për vrasjen e Faton Hajrizit

Ndaje në Whatsapp
Ministria e Jashtme e Kosovës kërkon sqarime nga Serbia për

Ministria e Jashtme e Kosovës kërkon sqarime nga Serbia lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit, personit që ndërmori një sulm ndaj policëve serbë duke vrarë një prej tyre.

Përmes zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, kërkoi që të konfirmohet identiteti i personit të vrarë sot.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi pas raportimeve për vrasjen e një shtetasi të Republikës së Kosovës në Serbi, ka kërkuar nga Autoritetet serbe që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t’ju mbajë të informuar sapo të ketë informacione të reja në lidhje me këtë rast”, thuhet në njoftim.

Kjo vjen pasi ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç konfirmoi vrasjen e një shqiptari, por pa bërë të ditur emrin e tij.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme