Rajoni 8 July 2024, 10:30 Nga VNA

Gjenden letra ngjitëse me përmbajtje nacionaliste në Kosovë, reagon policia

Ndaje në Whatsapp
Gjenden letra ngjitëse me përmbajtje nacionaliste në Kosovë,

Një i mitur është arrestuar në Mitrovicë të Veriut – dhe më pas është liruar – pasi sipas Policisë së Kosovës, ai u kap në flagrancë duke vendosur letra ngjitëse me përmbajtje nacionaliste.

Gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur 83 stikera [letra ngjitëse]”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Letrat ngjitëse janë të tifozëve, Delije, të ekipit serb të futbollit, Cërverna Zvezda (Ylli i Kuq). Autoritetet e sigurisë thanë po ashtu se për këtë rast u arrestuan edhe katër të mitur të tjerë, në shtëpitë e të cilëve u gjetën dhe u sekuestruan “dëshmi që ndërlidhen me rastin”.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, u tha në njoftim. Gjetja e këtyre letrave ngjitëse në Mitrovicë të Veriut, vjen pasi më 30 qershor në katër komunat në veri – të banuara me shumicë serbe – u shfaqën pamflete me fotografinë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shoqëruar me mesazhin “komandant suprem, po të presim”.

Për shfaqjen e këtyre pamfleteve është hapur një rast për “nxitje të urrejtjes”, teksa Policia e Kosovës i ka thënë më herët Radios Evropa e Lirë se ende nuk dihet se kush qëndron pas këtij rasti./REL

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme