Rajoni 10 June 2024, 10:47 Nga VNA

25-vjetori i çlirimit, ish kryeministri Britanisë së Madhe Tony Blair në Kosovë

Ndaje në Whatsapp
25-vjetori i çlirimit,  ish kryeministri Britanisë së Madhe

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe gjatë kohës së luftës në Kosovë, Tony Blair, këtë të hënë do t’u drejtohet me një fjalim deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kjo seancë solemne për 25-vjetorin e çlirimit, pritet të fillojë nga ora 10:00.

Para seancës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do ta presë në takim Tony Blair, ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s, më 1999, Blair ka qenë kryeministër i Britanisë së Madhe.

Ai, bashkë me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, konsiderohen si mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës në atë kohë.

 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme