Rajoni 3 June 2024, 17:13 Nga VNA

Zgjedhjet lokale në Serbi/ Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, ndërsa Arbër Pajaziti në Bujanoc

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet lokale në Serbi/ Ardita Sinani shpall fitoren në

Kandidatja për kryetare të komunës së Preshevës nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik Ardita Sinani shpalli fitoren në zgjedhjet për pushtetin lokal që u mbajtën të dielën në Serbi.

Në komunën e Preshevës garonin 6 parti politike shqiptare dhe një parti serbe. Sipas rezultateve paraprake, në kuvendin e kësaj komune, 37 përfaqësues janë nga radhët e komuniteti shqiptar dhe një nga radhët e komunitetit serb.

Sinani e cilësoi fitoren e saj si historike.

“Subjekti ynë politik i ka rreth 4 mijë e 78 vota për momentin nga rreth 14 mijë votues që morën pjesë”, tha ajo, duke e nënvizuar se “ky proces ishte shumë i rëndësishëm për komunën e Preshevës dhe me maturi dhe këmbë në tokë duhet ta qeverisim për katër vitet e ardhshëm. Qytetarët e Preshevës kanë treguar një maturi politike, procesi ka shkuar mbarë dhe gjithçka deri tash ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Sinani kishte shërbyer edhe më herët si kryetare e komunës së Preshevës ndërsa aktualisht shërbeu si këshilltare politike e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për rajonin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Në komunën e Bujanocit, po ashtu komunë me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, fitoren e shpalli Arbër Pajaziti nga lista zgjedhore Fronti për Ndryshim.

Përfaqësuesit e shqiptarëve thonë se vështirësitë më të cilat përballet rajoni, që nga mungesa e investimeve ekonomike e deri te mosnjohja e diplomave dhe posaçërisht procesi i “pasivizimit” të adresave të shqiptarëve, kanë ndikuar në ekuilibrin etnik dhe rrjedhimisht përfaqësimin politik të shqiptarëve nga ky rajon./VOA

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme