Rajoni 28 May 2024, 18:42 Nga VNA

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sërish do të drejtohet nga një shqiptar, Afrim Gashi zgjidhet me 76 vota pro

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sërish do të drejtohet nga

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi me 76 vota “pro” për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri, Afrim Gashi nga koalicioni VLEN.

“Kundër” votuan vetëm gjashtë deputetët e së Majtës, ndërsa deputetët e Frontit Evropian braktisën sallën e Kuvendit.

Ish-kryetari i Alternativës, pjesë e VLEN-it, Afrim Gashi, është propozuar për kryetar të Kuvendit me firmat e 75 deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Koalicionit VLEN dhe Lëvizjes ZNAM.

Menjëherë pas zgjedhjes, me anë të një postimi në Facebook, Gashi tha se do vazhdojnë të përmbushin detyrimet ndaj qytetarëve.

“Ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Vazhdojmë t’i përmbushim detyrimet tona ndaj qytetarëve. Urime për të gjithë partnerët dhe miqtë”, shkroi ai ne Facebook pas zgjedhjes si kryetar i Kuvendit.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme