Rajoni 31 May 2024, 19:40 Nga VNA

Zgjedhjet në Preshevë dhe Bujanoc, Shaip Kamberi: Beogradi po ndërhyn në proces

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet në Preshevë dhe Bujanoc, Shaip Kamberi: Beogradi po

Në një postim në Facebook, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se institucionet shtetërore serbe janë duke ndërhyrë në zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, që do të mbahen të dielën e 2 qershorit.

Kamberi u shpreh se nga nëndegët e tyre në terren po marrin informacione shqetësuese “për ndërhyrjen e përfaqësueseve të organeve shtetërore në vullnetin e qytetarëve në prag të zgjedhjeve të 2 qershorit”.

“Ftoj drejtuesit e organeve të shtetit të këshillojnë punonjësit e vet të qëndrojnë larg ‘rekomandimeve’, ‘këshillave’, ‘sugjerimeve’ se cilën listë e cilin kandidat duhet ta votojnë të dielën e 2 qershorit”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Ai u ka kërkuar institucioneve serbe që të mos i përdorin këto metoda “se nuk ju bëjnë punë” duke u thënë t’i mbajnë duart larg votës shqiptare.

“Kontrollone veten dhe përmbahuni nga ndërhyrja në proces zgjedhor, kjo është detyra juaj ligjore, e mos u mundoni me kontrollu elektoratin”, ka vijuar Kamberi.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme