Rajoni 22 July 2024, 13:44 Nga VNA

Tërheqja e Bidenit, Kurti: Fundi i një epoke

Ndaje në Whatsapp
Tërheqja e Bidenit, Kurti: Fundi i një epoke

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se tërheqja e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, nga gara për rizgjedhje, shënon “fundin e një epoke”.

“Bota - e veçanërisht Kosova - është një vend më i mirë dhe më i sigurt, për shkak të kontributeve të tij të jashtëzakonshme. Për këtë, ne do të jemi gjithmonë mirënjohës”, shkruajti Kurti në platformën X.

Ai tha se Biden, me dekada të tëra, ka qenë një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës dhe mbështetësit më të palodhur. Biden njoftoi më 21 korrik se do të tërhiqet nga gara presidenciale e 5 nëntorit.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme