Rajoni 15 August 2024, 13:58 Nga VNA

Ura e Ibrit, Osmani unison me Kurtin, por kërkon mbështetjen e ndërkombëtarëve

Ndaje në Whatsapp
Ura e Ibrit, Osmani unison me Kurtin, por kërkon mbështetjen e

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha të enjten se ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë duhet të hapet, por kjo duhet të ndodhë në bashkërendim dhe të mos nxisë konflikt me aleatët perëndimorë. Ajo i bëri këto komente gjatë një vizite në komunën e Vitisë, rreth 70 kilometra në Jug të Prishtinës, mes debateve rreth synimit të qeverisë së Kosovës për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, që nuk mbështetet nga diplomacia perëndimore. “Ne duhet të sigurohemi që kur të hapet të mbetët e hapur dhe jo që kur të hapet të nxisë një prezencë shumë më të madhe të NATO-s në të. A është në interes të Kosovës që ne të shohim konflikt mes policisë sonë dhe ushtarit amerikan? Nuk besoj që ka shqiptar që pajtohet me një gjë të tillë. Pra të sigurohemi që gjëra të tilla të mos ndodhin, sepse ne nuk kemi arsye të kemi konflikt me aleatët tanë”, tha presidentja Osmani. Qeveria e Kosovës thotë se hapja e urës mbi lumin që shënon vijën ndarëse ndërmjet veriut të Mitrovicës të banuar me shumicë serbe dhe jugut me shumicë shqiptare, do t’i shërbente lëvizjes së lirë dhe nuk është kundër askujt dhe aq më pak kundër aleatëve të Kosovës.

VOA

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme