Rajoni 14 August 2024, 15:10 Nga VNA

Kurti sfidon ndërkombëtarët: Ura e Ibrit do të hapet

Ndaje në Whatsapp
Kurti sfidon ndërkombëtarët: Ura e Ibrit do të hapet

"I kemi mirëpritur raportet preliminare për vlerësimin e qëndrueshmërisë së urës të cilat i po kemi ndarë dje edhe me komandantin e KFOR dhe ekipin e tij, në frymën e konsultimit dhe koordinimit të vazhdueshëm që kemi. Qeveria e Kosovës dhe unë, besojmë që liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nga njëra anë dhe paqja e siguria në anën tjetër janë të mundura dhe të duhura për vendin shtetin, qytetarët, për shoqërinë e komunitetin. Hapja e urës nuk është kundër askujt aq më tepër ndaj partnerëve tanë. Kosova është shtet normal dhe urat e saj duhet të jenë normale, që do të thotë të hapura”, u shpreh Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

Më herët ambasadori i SHBA në Prishtinë, Jeffri Hovenier tha se hapja e urës do të rrezikonte sigurinë e ushtarëve të NATO-s. Shefi i ekzekutivit kosovar theksoi se qeveria e tij do të vazhdonte konsultimet dhe koordinimet me partnerët e Kosovës në lidhje me rihapjen e urës mbi lumin Ibër në veri.

Rihapja e urës për qarkullim edhe të automjeteve, është kundërshtuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga serbët lokalë.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme