Rajoni 17 August 2024, 16:15 Nga VNA

Vrasja e xhaxhait të bashkëshortit, reagon Vjosa Osmani: Nuk kemi asnjë lidhje me rrethanat e ngjarjes. Lajmi i Berat Buzhalës kërkon të nxis urrejtje

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e xhaxhait të bashkëshortit, reagon Vjosa Osmani: Nuk kemi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në lidhje me vrasjen e ndodhur në Ferizaj mbrëmjen e 16 gushtit, ku u ekzekutua me armë zjarri xhaxhai 89-vjeçar i bashkëshortit të saj. Në një postim në facebook, Osmani shprehet se ajo dhe bashkëshorti i saj nuk kanë asnjë njohuri e asnjë lidhje me rrethanat që çuan në vrasjen e mbrëmshme.

Ajo më tej i është përgjigjur edhe publikimit të portalit Nacionale të gazetarit Berat Buzhala, ku thuhej se ngjarja ishte hakmarrje, pasi 89 vjeçari vite më parë kishte abuzuar me motrat e policit që e ekzekutoi dhe ishte mbrojtur për shkak të njohjeve politike që kishte. Këtë informacion Vjosa Osmani e ka konsideruar dezinformim dhe ka kërkuar që urgjentisht të hetohen nga institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë.

Presidentja më tej thotë se Buzhala me “Nacionalen”, dhe disa të tjerë, duke më implikuar atë dhe bashkëshortin e saj në situata me të cilat nuk kemi asnjë lidhje të vetme, kanë qëllim të qartë të nxitjes së urrejtjes, e cila pastaj rezulton në dhunë.

“Reagim ndaj propagandës

Pasi i kam njoftuar institucionet e sigurisë dhe jam në përgatitje e sipër të të gjitha mjeteve ligjore, po e bëj publik edhe këtë reagim ndaj publikimit të propagandës së paprecedentë që ka filluar Berat Buzhala dhe media e tij, gazeta online “Nacionale”, e që po vazhdon edhe nga disa portale të tjera.

I njoftoj qytetarët e Kosovës se asnjë njohuri e asnjë lidhje me rrethanat që shpien në vrasjen e mbrëmshme nuk kam as unë e as bashkëshorti im, e aq më pak njohuri për ndonjë rast dhunimi.

Rrethanat që e kanë shtyrë Buzhalën dhe të tjerët në përhapjen e këtyre dezinformatave, kërkoj që urgjentisht të hetohen nga institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë. Buzhala me “Nacionalen”, dhe disa të tjerë, duke më implikuar mua dhe bashkëshortin tim në situata me të cilat nuk kemi asnjë lidhje të vetme, kanë qëllim të qartë të nxitjes së urrejtjes, e cila pastaj rezulton në dhunë.

Kjo lidhje e rrejshme  dhe e rrezikshme e krijuar nga këto portale, me vetëdije të plotë dhe me qëllim të rrezikimit të jetës sime dhe të familjes sime, ndërkohë që autoritetet kompetente po e hetojnë rastin, tregon tendencën e drejtpërdrejtë të tyre për rrezikim te jetës, duke na implikuar rrejshëm madje edhe në gjoja ndërhyrje në drejtësi.

Ftoj sërish të gjitha organet e sigurisë dhe ato të drejtësisë që t’i hetojnë me prioritet të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje e njëkohësisht edhe veprimet e këtij portali dhe portaleve të ngjashme që kanë qëllim të qartë për të rrezikuar jetën dhe nxitur urrejtje, e që këtë mision po shihet se e kanë edhe portalet e Serbisë” – thuhet në reagimin e Presidentes Osmani.

Kujtojmë se Polici ka qëlluar për vdekje me armë bashkëshortin e tezes së tij 89-vjecarin Sadri Sadriu. Njëkohësisht mësohet se viktima është edhe xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Portali Nacionale më vonë nxorri detaje të tjera për ngjarjen, ku thuhej se rasti ishte një hakmarrje pasi 89-vjeçari kishte abuzuar me motrat e policit që e ekzekutoi kur ato ishin të mitura.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme