Rajoni 17 August 2024, 08:34 Nga VNA

Detaje nga vrasja në Ferizaj, viktima është xhaxhai i bashkëshortit të Vjosa Osmanit

Ndaje në Whatsapp
Detaje nga vrasja në Ferizaj, viktima është xhaxhai i

Kanë dalë detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qyetin e Ferizajt. Mësohet se Sadri Sadriu, 89-vjecari që u vra në parkingun e një salle dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt, është lidhje familjare e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.

Polici ka qëlluar për vdekje me armë bashkëshortin e tezes së tij. Njëkohësisht mësohet se viktima është edhe xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Autori është identifikuar si Festim Ramadani, një zyrtar policie që ka qenë jashtë detyrës. Ai pasi ja bërë vrasjen me armën e punës, më pas është vetëdorëzuar në stacionin e policisë.

Po ashtu mësohet se është arrestuar edhe një person tjetër, të cilit i është caktuar edhe masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Personi tjetër i ndaluar akuzohet për bashkëkryerje në veprën penale vrasje e rëndë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme