Rajoni 16 August 2024, 21:30 Nga VNA

Një zyrtar policie në Kosovë vret 89-vjaçarin në dasmë

Ndaje në Whatsapp
Një zyrtar policie në Kosovë vret 89-vjaçarin në

Një zyrtar i policisë së Kosovës është arrestuar për vrasjen që ndodhi në afërsi të një restoranti dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizaj, Qazim Reka, është shprehur se për rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe IPK-ja.

Më tej ai tha se viktima i përket vitit të lindjes 1935, ndërsa nuk janë bërë të ditur motivet e ngjarjes.

Gjithashtu mësohet se autori ka qenë jashtë detyrës zyrtare në momentin që ka ndodhur ngjarja.

 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme