Sociale 25 October 2024, 19:23 Nga VNA

Debati për orën, 67 eurodeputetë kërkojnë fundin e ndryshimit sezonal

Ndaje në Whatsapp
Debati për orën, 67 eurodeputetë kërkojnë fundin e

Këtë fundjavë ora kthehet prapa në të gjithë Evropën – por një grup prej 67 anëtarësh të Parlamentit Evropian (PE) po thonë se kjo praktikë duhet të hiqet.

Ashtu siç ndodh zakonisht ndryshimi bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit. Pra, akrepat do të kthehen 1 orë pas, në 3 të mëngjesit midis së shtunës 26 dhe të dielës 27 tetor, duke i ripozicionuar në orën 2.

“Është koha për t’i dhënë fund ndryshimit të orës dy herë në vit, i cili është vërtetuar se ka efekte negative në shëndetin, mirëqenien dhe sigurinë,” tha eurodeputetja Seán Kelly në një deklaratë, së bashku me një letër dërguar Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Ka një marrëveshje të gjerë në të gjithë spektrin politik se ndryshimi i orës duhet të përfundojë … është një masë praktike dhe popullore,” shtoi Kelly.

Praktika e ndryshimit të orës për të përfituar nga drita natyrale e ditës daton dekada më parë dhe aktualisht është përcaktuar nga një direktivë e BE-së e vitit 2001.

Një konsultim online mbi praktikën e kryer nga Komisioni në vitin 2018 gjeneroi një rekord prej 4.6 milionë përgjigjesh, nga të cilat 84% favorizuan heqjen e ndryshimit të orës.

Komisioni kishte konkluduar më parë se, “ndërsa shmanget fragmentimi, shtetet anëtare janë në vendin më të mirë për të vendosur nëse duan të mbajnë orën e përhershme verore apo dimërore”.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme