Sociale 23 October 2024, 10:40 Nga VNA

Ermonela Jaho nderohet në Madrid me çmimin Artistja më e Mirë e Huaj

Ndaje në Whatsapp
Ermonela Jaho nderohet në Madrid me çmimin Artistja më e

Sopranoja shqiptare e famshme në skenat ndërkombëtare, Ermonela Jaho, vazhdon të na bëjë krenarë me arritjet e saj. Së fundmi, ajo është vlerësuar në Madrid, Spanjë, me çmimin prestigjioz “Artistja më e Mirë e Huaj” për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në artin e Lirikës dhe Kulturës në Spanjë.

Ky çmim erdhi pas interpretimit të saj mahnitës të operës “Sour Angélica” të Puccinit, në Gran Teatre del Liceu. Performanca e saj u prit me duartrokitje të gjata dhe vlerësime të shumta nga kritika dhe publiku, duke dëshmuar edhe një herë talentin e saj të rrallë në botën e operës.

Ermonela Jaho është një nga emrat më të njohur shqiptarë në skenën ndërkombëtare të operës. Me përkushtimin dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm, ajo ka fituar respektin dhe admirimin e audiencave në të gjithë botën, duke u kthyer në një nga artistet më të vlerësuara të skenave operistike ku ka performuar.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme