Sociale 23 October 2024, 23:17 Nga VNA

Champions League/ Barcelona i jep leksion Bayernit, Zhegrova dhe Lille tjetër triumf në Madrid

Ndaje në Whatsapp
Champions League/ Barcelona i jep leksion Bayernit, Zhegrova dhe Lille

Raundi i tretë i fazës së grupeve në Champions League solli emocione të forta. Barcelona arriti një fitore spektakolare 4-1 ndaj Bayernit, duke e nisur me një gol të shpejtë nga Raphinha në minutën e parë.

Bavarezët u përgjigjën me një gol nga Kane, por djemtë e Flick mbyllën pjesën e parë me dy gola të shënuar nga Lewandowski dhe Raphinha. Në fillim të pjesës së dytë, Raphinha kompletoi tripletën, duke vulosur rezultatin. Bayern tani ka grumbulluar 3 pikë pas 3 ndeshjesh, ndërsa Barcelona arrin në 6 pikë.

Ndërsa Interi pati vështirësi në transfertën ndaj Young Boys, duke fituar 0-1 me një gol të shënuar në fund të ndeshjes. Manchester City e kaloi lehtë Spartën e Pragës, duke triumfuar me një rezultat të thellë 5-0. Edon Zhegrova shkëlqeu me një gol në fitoren 1-3 të Lille përballë Atleticos, duke shënuar fitoren e dytë në Madrid pas asaj ndaj Realit. Gjithashtu, Liverpool kaloi Leipzigun me një fitore 0-1.

Në ndeshjet e tjera: Benfika-Feynord 1-3, Salzburg-Dinamo Zagreb 0-2, Brest-Leverkusen 1-1, Atalanta-Celtik 0-0.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme