Sociale 25 October 2024, 08:26 Nga VNA

Vendet e punës në Shqipëri po transferohen jashtë

Ndaje në Whatsapp
Vendet e punës në Shqipëri po transferohen jashtë

Shqipëria jo vetëm që nuk po përfiton nga tendenca e nearshoring (delegimi i prodhimit në tregje të tjera), por përkundrazi dhe ato vende pune që janë po mbyllen e proceset po transferohen jashtë. Rritja e kostove të punës dhe humbjet që solli rënia e euros bëri që shumë fabrika që prodhojnë në Shqipëri veshje, këpucë, ushqime etj të transferohen jashtë vendit.

“21% punëtorë shqiptarë thonë se një pjesë e punës së bërë në vendin e tyre të punës është zhvendosur në një vendndodhje ose shtet tjetër (14% në Ballkanin Perëndimor dhe 16% në BE)” thuhet në rezultatet e Anketës Europiane për Aftësitë dhe vendet e Punës për vitin 2023.

Transferimi i vendeve të punës për shkak të rritjes së kostove në Shqipëri ishte shumë më i lartë se në vendet e tjera të Ballkanit dhe të Europës. Siç tregon anketa, tregu i punës në Shqipëri po përjeton një tranzicion të madh. Rreth një e treta e punëtorëve shqiptarë kanë përjetuar futjen e teknologjive të reja digjitale në vendin e tyre të punës.

Të anketuarit u pyetën për ndryshimet që kishin ndodhur në vendin e tyre të punës gjatë 12 muajve të fundit për sa i përket menaxhimit, vetë punës, teknologjive të reja digjitale, produkteve ose shërbimeve të reja, apo zhvendosjes së prodhimit.

Për shembull, rreth një në tre (35%), tregojnë se janë prezantuar teknologjitë e reja digjitale (26% në wB5 dhe 43% në BE). Për më tepër, gati gjysma e tyre (47%) thonë se janë zhvilluar produkte ose shërbime të reja në vendin e tyre të punës (38% në WB5 dhe 37% në BE) dhe janë integruar metoda të reja të menaxhimit (45% kundrejt 30% në WB5 dhe 35% në BE).

Futja e teknologjive të reja digjitale raportohet më shpesh nga punëtorët më të rinj (53% e atyre të moshës 25-34 vjeç kundrejt 21%-35% në grup moshat e tjera). Në mënyrë të ngjashme, 66% e atyre në profesione të kualifikuara raportojnë për një ndryshim të tillë. Ndryshime të tilla ndodhën gjithashtu më shpesh në sektorin publik, arsim dhe shëndetësi (44%) dhe shërbime (42%) sesa në bujqësi ose industri (24%).

Rritja e teknologjive digjitale ka transformuar ekonominë dhe mënyrën se si njerëzit punojnë, duke nxitur një interes në rritje për të ardhmen e punës. Ndërkohë që pasojat e digjitalizimit për punësimin kanë qenë subjekt i shumë debateve, është më pak e njohur se si digjitalizimi po ndikon në atë që bëjnë punëtorët dhe nëse dhe si zhvillimi i arsimit dhe aftësive mund t’u mundësojë individëve të përfitojnë, në vend që të kërcënohen nga ndryshimi teknologjik.

Anketa Evropiane për Aftësitë dhe vendet e Punës1(ESJS) mbledh informacion mbi kërkesat për aftësitë dhe vendet e punës, mospërputhjet e aftësive dhe kualifikimeve, si dhe pjesëmarrjen e punëtorëve të moshës madhore në arsimimin dhe trajnimin e mëtejshëm. Një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe evidencës mbi ekspozimin e punëtorëve ndaj teknologjive digjitale dhe ndikimit të tyre në nevojat për aftësi./ Monitor 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme