Sociale 24 October 2024, 08:39 Nga VNA

Interesat e kredisë për shtëpi bien përsëri, në gusht prekën nivelin më të ulët në 30 muaj

Ndaje në Whatsapp
Interesat e kredisë për shtëpi bien përsëri, në

Normat e interesit të kredisë së re për shtëpi në lekë ranë përsëri në muajin gusht, duke prekur nivelin më të ulët që nga viti 2022. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit të kredive të reja për blerje banesash nga individët në lekë zbriti në 3.66%, niveli më i ulët për këtë vit dhe njëkohësisht vlera më e ulët e regjistruar që nga shkurti i vitit 2022.

Norma mesatare e interesit të të gjithë portofolit të kredisë, përfshi sasitë gjendje, qëndroi në nivelin 4.56%, po aq sa në korrik dhe njëkohësisht në nivelin më të ulët që prej nëntorit 2022. Rënia e normave të interesit këtë vit po mbështet një rigjallërim të kreditimit për blerjen e pasurive të paluajtshme nga familjet shqiptare.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit gusht portofoli i kredisë për shtëpi arriti vlerën e 199.6 miliardë lekëve, në rritje me 13.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kredia e re e disbursuar gjatë tetë muajve të parë të vitit arriti në 35.6 miliard lekë, 15% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në fillim të muajit korrik, Banka e Shqipërisë e uli normën bazë të interesit për herë të parë që nga viti 2020, duke krijuar premisa për ulje të mëtejshme të kostove të financimit. Ndërkohë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën euro ngelet në nivele më të larta. Në muajin gusht, norma mesatare e interesit e kredisë për shtëpi në euro arriti në 6.38%, niveli më i lartë i raportuar për këtë vit.

Megjithatë, interesi mesatar për të gjithë portofolin (për sasitë gjendje) e ka frenuar tashmë rritjen, duke reflektuar ndryshimin e kursit të politikës monetare nga Banka Qendrore Europiane në treguesin benchmark, Euriborin 12-mujor.

Për gushtin, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë në euro ishte 5.35%, në rënie të lehtë nga dy muajt e mëparshëm. Në Deklaratën e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit, Banka e Shqipërisë nënvizoi për herë të parë shqetësimin se kreditimi i ekonomisë këtë vit po rritet shumë shpejt dhe se është e nevojshme që ritmi i rritjes të ngadalësohet.

Më herët, në muajin qershor, Banka e Shqipërisë vendosi për herë të parë aplikimin e një shtesë kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar. Të gjitha bankat tregtare në Shqipëri duhet ta plotësojnë këtë shtesë pas një viti, duke filluar nga data 30 qershor 2025. Një shtesë e tillë ka si qëllim ngadalësimin e kreditimit, veçanërisht në segmentin e financimit të pasurive të paluajtshme./ Monitor

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme