Sociale 24 October 2024, 18:00 Nga VNA

"E shkuar e pakryer", komunizmi mbi karakterin dhe dinjitetin e njeriut

Ndaje në Whatsapp
"E shkuar e pakryer", komunizmi mbi karakterin dhe dinjitetin e

Çfarë mund t’i tregojë lexuesit drama 44 vjeçare e një gruaje të ndarë nga familja e saj gjatë komunizmit? Ermal Hasimja, politolog ka zgjedhur romanin dhe ka përdorur historinë e gjyshes së tij për të përshkruar harresën si strategji e dështuar shpëtimi.

Personazhi kryesor, Ana, e rritur në një familje gjakovare me mirëqenie, zhvendoset me burrin nga vendlindja e saj në Tiranën e viteve 40. Pas lufte i shoqi burgoset nga komunistët dhe pas prishjes me Jugosllavinë kufiri mbyllet duke e lënë për 44 vjet larg prindërve, vëllezërve e motrave. Libri përshkruan trysninë mizore dhe pothuajse të suksesshme të komunizmit mbi karakterin dhe dinjitetin e individit. Pas 44 vjetësh ndarjeje, ritakimi me vëllanë e vetëm të mbetur gjallë është akoma më dramatik se vetë ndarja.

Alzajmeri dhe harresa e individit ecën paralelisht me harresën e vullnetshme të shoqërisë për komunizmin. A është harresa një strategji shpëtimi nga sensi i përgjegjësisë, padije mbi të keqen apo rezultat i “edukimit” të “njeriut të ri” gjatë një gjysëmshekulli? Këtu autori nuk ndërhyn, por thjesht përshkruan për t’ia lënë secilit të gjykojë vetë.

Siç thotë vetë autori, historia ishte e gatshme. Është një histori pothuajse e pabesueshme dhe e pakuptueshme për brezat e sotëm, pikërisht për shkak të harresës që shoqëria i ka imponuar vetes. Një Alzajmer kolektiv, gjysëm i programuar dhe pothuajse plotësisht i suksesshëm.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme