Politika 3 January 2025, 20:39 Nga VNA

Bashkim Ulaj nesër nis vjeljen e tarifës në autostradën Thumanë-Kashar

Ndaje në Whatsapp
Bashkim Ulaj nesër nis vjeljen e tarifës në autostradën

Duke filluar nga dita e nesërme (4 janar) qrkullimi në aksin rrugor Thumanë-Kashar do të bëhet me pagesë. “Gener 2” i Bashkim Ulajt ka njoftuar se nga data 4 janar do të nisë zbatimi i tarifës së miratuar, e cila fillon nga 2.1 euro pa TVSH.

Sipas njoftimit, kjo tarifë do të rishikohet çdo vit, duke u përshtatur me luhatjet e kursit të këmbimit.

Aksi Thumanë-Kashar, me një gjatësi prej 30 km, u përfundua në verën e vitit të kaluar. Deri tani, qarkullimi ka qenë falas, pasi kompania ka kryer testimet e nevojshme për të shmangur krijimin e radhëve.

Madje për të shmangur rrugët dytësore, koncensionari në koordinim me qeverinë bllokuan dhe hyrje daljet për në Fushë Krujë dhe Krujë. Kjo bëri që shumë qytetarë të protestonin pasi penalizoheshin mijëra biznese. Pas shumë protestave të banorëve të zonave përreth, qeveria bëri një hap pas duke detyruar Bashkim Ulajn të lejonte aksesin në këtë autostradë.

Sipas kontrates koncesionare për gjithë periudhën e koncesionit të rrugës Thumanë – Vorë – Kashar (35 vite), parashikohen mbi 1.3 miliardë euro për 22 km rrugë për kompaninë “Gener 2” të Bahkim Ulajt!

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme