Politika 3 January 2025, 17:10 Nga VNA

Lapaj sfidon Qorin/ Nuk i bashkohemi protestës së pensionistëve për të mos u marrë protagonizmin

Ndaje në Whatsapp
Lapaj sfidon Qorin/ Nuk i bashkohemi protestës së pensionistëve

Adriatik Lapaj, lider i lëvizjes “Shqipëria Bëhet,” ka komentuar protestën e pensionistëve para kryeministrisë, protestë që mbështetet nga Arlind Qori dhe lëvizja "Bashkë"

Lapaj tha se ka zgjedhur të mos marrë pjesë në protestë, duke argumentuar se pranisë së tij mund t’i jepet një interpretim të gabuar, për shkak se duke qenë popullor mund ti marrë Arlind Qorit protagonizmin në këtë betejë politike.

“Ne e mbështesim protestën e pensionistëve, por pa dashur të krijojmë përçarje me idenë se kush e bën dhe kush e organizon, nuk kemi kërkuar protagonizëm"

A mendon Lapaj se prania e tij në protestë do t’i sfumonte protagonizmin Qorit?

Apo e akuzon atë indirekt se po përdor mbështetjen e pensionistëve si platformë politike? Kjo mbetet për tu parë në vazhdim ndërsa Lapaj vijon turin e udhëtimeve nga Europa në Amerikë duke kërkuar votën e diasporës. Deri më tani Arlind Qori e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me lëvizjen “Shqipëria bëhet” duke mos e fshehur antipatinë dhe për atë çka përfaqëson kjo parti dhe kryetari i saj Adriatik Lapaj

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme