Politika 3 January 2025, 16:31 Nga VNA

Publikohen fotot e dy shqiptarëve të arratisur nga burgu grek

Ndaje në Whatsapp
Publikohen fotot e dy shqiptarëve të arratisur nga burgu grek

Dy shqiptarët, Lefteri dhe Romeo, janë arratisur nga burgu rural i Kassavetia në Greqi. Ata janë dënuar me nga 20 vite burg për vrasje, zjarrvënie dhe grabitje, dhe janë konsideruar si individë të rrezikshëm për autoritetet greke për shkak të veprave të kryera. Të dy të burgosurit, të moshës 41 vjeçare, ishin trajtuar si të burgosur të zakonshëm dhe ishin përfshirë në punë brenda burgut falë sjelljes së tyre të mirë, ndërsa masat e sigurisë ishin më të lehta për ta.

Ata ishin të dënuar për krime të rënda si bashkëpunim në vrasje, kontrabandë emigrantësh, grabitje, lëndime të rënda trupore dhe zjarrvënie. Dy shqiptarët, të cilët po vuanin dënimin që nga viti 2019, ishin vendosur në një zonë të pa rrethuar të burgut, përfituan nga leja e fundit e dhënë disa ditë më parë për të planifikuar dhe realizuar arratisjen e tyre. Pavarësisht lejeve që ata kishin marrë deri në vitin 2024, kjo arratisje u realizua pas kthimit të tyre nga leja.

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme