Politika 29 July 2024, 12:24 Nga VNA

"Berisha i burgosur politik"/ Argita Malltezi nuk mbështet hapjen e listave për deputetë

Ndaje në Whatsapp
"Berisha i burgosur politik"/ Argita Malltezi nuk mbështet hapjen

Argita Malltezi, vajza e Sali Berishës ka organizuar një konferencë për mediat bashkë me avokatët e tij.

Ndër të tjera ajo deklaroi se nuk mbështet hapjen e listave për deputetë.

"Listat e hapura nuk e përligjin zbatimin e ligjit në Shqipëri, ndaj mendoj se nuk është momenti për hapjen e listave- kështu deklaroi sot Argita Malltezi në një konferencë për shtyp. Sipas saj bashkimi i votave të PD dhe PS për votën e emigrantëve është një premtim i mbajtur i demokratëve."

Zonja Malltezi komentoi dhe ndryshimet në qeverinë ku tha se ndryshimet në qeverinë Rama me ministra jo politikë nuk i plotësojnë kushtet për qeveri teknike që ka kërkuar PD. Vajza e kryetarit të PD prej muajsh është angazhuar në mbrojtjen juridike dhe publike të babait të saj. Ajo vetë dhe personazhe pranë Sali Berishës nuk e kanë përjashtuar mundësinë e përfshirjes së Argita Malltezit në politikë dhe në PD.

Malltezi tha se si Berisha dhe si bashkëshorti i saj janë të burgosur politik. Sipas saj masa e tyre “arrest në shtëpi” po vijohet me argumet se ekziston rreziku i ikjes, sepse kanë mundësi financiare për të ikur.

Gjykata është e detyruar të thotë si provohet rreziku i ikjes. Asnjë provë nuk ka. SPAK thotë se ekziston rreziku i ikjes sepse kanë mundësi financiare për të ikur. Ky është argumenti që jep SPAK. Janë dy persona që vuajnë dënimin në mënyrë individuale, Jamarbër Malltezi është në arrest shtëpie që në 20 tetor, Sali Berisha është në arrest që në 30 dhjetor. Për të dy është i njëjti argument, kanë mundësi financiare për të ikur.

Nuk është e vërtetë se Berisha po mbahet nën hetim se paska filluar tani hetimi pasuror ndaj Berishës, hetimi pasuror ka 4 vjet që ka filluar- deklaroi zonja Malltezi.

 

Video

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme