Politika 28 July 2024, 14:00 Nga VNA

Komisioni i Posaçëm Hetimet nga SPAK, Spiropali: Duhen zgjidhje me mjete politike

Ndaje në Whatsapp
Komisioni i Posaçëm Hetimet nga SPAK, Spiropali: Duhen zgjidhje me

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në fjalën e saj në Kongresin e PS teksa foli me mjaft patos sesi Partia Socialiste edhe pse pas tre mandatesh në qeverisje, sipas saj, ka qenë opozita më serioze dhe më e ashpër e vetvetes.

Duke rikthyer tek thembra e Akilit, sistemi i drejtësisë, Spiropali pohoi se kushdo gjendet para dyerve të SPAK, betëjen e ka personale dhe duhet të përballet.

“Ne kemi rikthyer në jetë pushtetin e drejtësise. Ka një listë jo të vogël me miq, kolegë dhe ish-kolegë që fatkeqësisht kanë një bast personal me drejtësinë. Është shumë e rendë nga pikëpamja njerëzore, por e pashmangshme që beteja e tyre të jetë individuale. Jam shumë e ndërgjegjshme që ka më shumë përceptim sesa të vërtetë në shkallën e idesë së korrupsionit në nivele të ndryshme të qeverisjes. Di që nuk ka asnjë të vërtetë në pohimin cinik që thotë se: “gjithë klasa politike është njëlloj dhe njëlloj në grishjet materialiste dhe në futjen e dorës në fondet publike”.

Këtë gjë e ndan drejtësia dhe ne thjesht duhet të presim. Kush ka gabuar me dashje, duhet të paguajë dhe kush vërteton përpara drejtësisë të kundërtën, e ka të hapur derën e mbyllur përkohësisht. Askush nuk mund të linçohet, të denigrohet apo t’i dënohet e drejta në emër të gjyqeve popullore. Ndaj, prezumimi i pafajësisë është i shenjtë, ndaj besimi ynë nuk është ndëshkimi me çdo kusht dhe me çdo çmim por tek drejtësia deri në fund. Ne duhet të kuptojmë se zgjidhjet juridike janë të pamjaftueshme nëse ne nuk parashoqërohen nga zgjidhje me mjete politike. Mirëqeverisje, antikorrupsion, sundimi i ligjit janë prioritete kombëtare jo vetëm emërtesa të një komisoni të posaçem, tek i cili kam besim të plotë se do jetë një risi dhe sukses publik”.

Video

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme