Politika 28 July 2024, 13:24 Nga VNA

Asambleja e PS/ Dhuka dhe Pinderi për Shqipërinë në BE, Xhafaj për antikorrupsionin

Ndaje në Whatsapp
Asambleja e PS/ Dhuka dhe Pinderi për Shqipërinë në BE,

Është mbledhur kongresi i Partisë Socialiste, ku do të votohet Asambleja e re Kombëtare.

Fjalën e para në Kongres e ka marrë kryenegociatorja me BE-në, Majlinda Dhuka e cila tha se objektivi madhor i Shqipërisë është anëtarësimi në BE.

Qëllimi që Shqipëria 2030, do të jetë anëtarja më e re e Bashkimit Evropian u theksua dhe nga Ministrja për Administratën Publike, Adea Pirdeni.

Fatmir Xhafaj u ndal tek reforma në drejtësi. Nuk munguan lavde për kryeministrin, njëjtë siç bënë dhe dy parafolëset.

Prandaj qëndrimi i shpallur nga kryetari Edi Rama për përgjegjësinë individuale të drejtësisë, është i duhuri, i drejtë dhe i përgjegjshëm”.

Xhafaj u ndal tek projekti i ri i komisionit “antikorrupsion e mirëqeverisje’ që ai e drejton”

PS nëpërmjet deputetit Fatmir Xhafaj ka artikuluar sot publikisht nevojën për një reformë të re të drejtësisë.

“Reforma e re nuk cënon asgjë nga reforma e arritur në drejtësi dhe kushdo që shpërndan lajme të tilla është i frikësuar për të dyja”- tha Xhafaj i cili vazhdoi ti mëshojë idesë se komisioni parlamentar i drejtuar prej tij duhet të gjejë konsensus me opozitën për të vijuar punën për reformën e reformës në drejtësi. Thënë ndryshe, gjetjen e mekanizmave për të vënë SPAK nën kontroll.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme