Politika 28 July 2024, 14:09 Nga VNA

"Po fute duart në xhepat e popullit do japësh llogari", Rama mbron SPAK

Ndaje në Whatsapp
"Po fute duart në xhepat e popullit do japësh llogari", Rama

Rama i ka dalë në krah SPAK pasi sot sipas kryeministrit ka një shtet ku ligji është i barabartë

Ai iu drejtua të vetëve kur tha se çdo zyrtar, qoftë ai edhe ministër, do të japë llogari nëse ka “futur duart” në xhepat e qytetarëve.

“Jemi këtu për të bërë punë të mira, jo për të ruajtur nga hijet. Kush ka fakte e prova, e ka adresën te SPAK. Kush nuk ka mizë nën kësulë dhe e thërrasin të japë shpjegime, të shkojë e të vijojë punën.

Të mësohen edhe ata që rrinë me kamera sikur po parakalojnë miset dhe do të kuptojnë që kjo është pjesë e sistemit.

Kush ka kujtuar se kjo është një dava do bëhet një lojë nuk e ka idenë se kjo është lufta më e madhe që për herë të parë mund t’i thotë shqiptari vetes se kam shtet dhe ligji është i barabartë për të gjithë, je ministër apo jo, i ke futur duart në xhepat e popullit do të japësh llogari”, tha ai.

Video

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme