Politika 28 July 2024, 19:44 Nga VNA

Kuvendi mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme

• Votohet Spiropali kryetare Kuvendi dhe tre ministrat pa profil politik

Ditën e hënë në orën 18.00 është thirrur mbajtja e séance të jashtëzakonshme parlamentare. Pas ndryshimeve në qeveri të bëra nga kryeministri dhe njeherësh kreu i PS-së, Edi Rama, Kuvendi pritet t’i miratojë ditën e neserme. Pas firmojes me urgjencë të dekreteve nga Presidenti Bajram Begaj, duket se Rama nuk ka humbur kohë por kërkon votimin e ministrave të rinj dhe kryeparlamentares para pushimeve të gushtit. Kështu, ditën e hënë pasdite seancë do të votohet kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali, si do të kalojnë dekretet e Presidentit Begaj për ndryshimet në Qeveri. Në Kongresin e Partisë Socialiste të mbajtur këtë të diel, kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet në kupolën drejtuese të mazhorancës në Kuvend, me Elisa Spiropalin që zëvendëson Lindita Nikollën. Lëvizjet prekën Taulant Ballën që nga ministër i Brendshëm spostohet si ministër Shteti për Parlamentin. Tre emra të rinj pa profil politik, marrin drejtimin e Financave, Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme.

Video

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme