Politika 28 July 2024, 16:31 Nga VNA

Dekretet e ministrave të rinj nxjerrin në punë Presidentin

Ndaje në Whatsapp
Dekretet e ministrave të rinj nxjerrin në punë Presidentin

Presidenti Bajram Begaj ka qenë në zyrë sot pasdite, e diel, 28 korrik kur termometri shënon 36 gradë Celcius.

Arsyeja madhore e mbërritjes në Presidencë të Kryeministrit për të dorëzuar dekretet për ministrat e rinj duket se e ka rreshtuar Bajram Begajn në radhën e kongresmenëve të PS që duruan vapën dhe lanë familjet të dielën për çështjet e partisë.

Nuk ka dyshime për firmosjen e dekreteve që ka dorëzuar Edi Rama sot në Presidencë. Tashmë një vartës i ri i Kryeministrit, shpresojmë që Presidenti së paku të lexojë jetëshkrimin e ministrave të rinj. Sepse nuk është çudi që mes tyre të ketë të papërshtatshëm për detyrën e ngarkuar nga Edi Rama.

Video

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme