Politika 9 August 2026, 17:49 Nga VNA

Amnistia e Majkos për Ramën, sulmon “krizën” e Vuçiçit, por asnjë fjalë për skandalet politike të Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Amnistia e Majkos për Ramën, sulmon “krizën” e

Ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialist Pandeli Majko ka zgjedhur përsëri që të shfaqet si "analist i gjeopolitikës rajonale", duke artikular një paralajmërim të ashpër ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

 Në një reagim të gjatë publicistik, Majko është ndalur te deklaratat e fundit të liderit serb për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër dhe lojën e tij me dy porta midis Kievit dhe Moskës.

Sipas Majkos, retorika e Vuçiçit mbi Ibrin reflekton mendësi nga periudha "përpara se qytetërimi të shkruante ligjet", ndërsa e quan strategjinë e tij tregtare e ushtarake një paradoks ku "nga një komb si ai serb shkojnë me qindra vullnetarë për të luftuar në krah të rusëve, ndërsa qeveria e tyre bën tregti armësh me Kievin".

Në përmbyllje të analizës së tij, ai nënvizon se "politika e ‘Aleksandrit të vogël’ të Serbisë është në një udhëkryq". 

Por përtej vërtetësisë së kritikave ndaj Serbisë dhe krizës ku gjendet pushteti i Vuçiçit, deklarata e Majkos nxjerr në pah një kontradiktë të madhe politike: heshtjen e tij të gjatë e selektive për zhvillimet brenda Shqipërisë.

Ndërsa gjen energjinë dhe guximin për të disektuar deri në detaje vendimet e shtetit fqinj, Majko ka zgjedhur të mos thotë asnjë fjalë për krizat politike që mbërrijnë çdo ditë në dyqanin e qeverisë "Rama" ku ai ka shërbyer si shitës propagande. Asnjë qëndrim për aferat e korrupsionit madhor që kanë tronditur kabinetin socialist, asnjë koment për përplasjet institucionale apo protestat qytetare që kërkojnë llogaridhënie.

Kjo mospërputhje sjelljeje tregon qartë një taktikë të njohur në politikën vendase: shfrytëzimin e çështjeve kombëtare dhe figurës së Vuçiçit si një "rrufepritës" publik, për të shmangur përballjen me realitetin e brendshëm politik.

 Për sa kohë vëmendja e opinionit publik orientohet te krizat dhe "mbreti lakuriq" në Beograd, Majko dhe kolegët e tij në Tiranë mund të vazhdojnë të mbyllin sytë përballë problemeve që kanë kapluar pushtetin e Edi Ramës.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme