Politika 6 August 2026, 18:32 Nga VNA

Foto me Arsin, heshtje për ligjin e barnave: A po e përdor Evis Sala Onkologjikun si skenë propagande?

Ndaje në Whatsapp
Foto me Arsin, heshtje për ligjin e barnave: A po e përdor Evis Sala

Sa herë lind nevoja për pak propagandë, receta duket e njëjtë: një histori prekëse, disa foto të kuruara mirë dhe një video për rrjetet sociale. Këtë herë protagoniste është ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, e cila ka zgjedhur historinë e 10-vjeçarit Arsi për të promovuar punën e ministrisë dhe investimet në Onkologjik.

Askush nuk mund të mos gëzohet që një fëmijë ia ka dalë përballë një sëmundjeje të rëndë. Suksesi i mjekëve dhe shërimi i një fëmije është lajm i mirë për të gjithë. Por pikërisht për këtë arsye, historia e tij nuk duhet të shndërrohet në sfondin emocional të propagandës politike.

Ndërsa ministrja publikon foto dhe video me mesazhe optimiste, mbetet pa përgjigje një pyetje shumë më e rëndësishme: çfarë do të bëjë me projektligjin e ri për barnat, për të cilin VNA ka raportuar me detaje dhe që ka ngritur shqetësime serioze në sektor? A do ta firmosë? A ka rezerva? Apo edhe kjo çështje do të kalojë në heshtje, derisa ta mbulojë videoja e radhës?

Komunikimi institucional nuk mund të reduktohet në albume fotografike me histori që prekin zemrat. Ministria e Shëndetësisë duhet të japë përgjigje për politikat, ligjet dhe vendimet që prekin çdo pacient në Shqipëri.

Sepse jashtë kornizës së fotografive zyrtare ekzistojnë qindra pacientë që presin analiza, barna, aparatura funksionale dhe trajtim dinjitoz. Ata nuk shfaqen në videot promocionale, por janë realiteti i përditshëm i sistemit shëndetësor.

Prandaj, më shumë se fotot mallëngjyese, publiku pret përgjigje. Më shumë se imazhet e kuruara, pret transparencë. Dhe më shumë se postimet në Facebook, pret vendime që ndikojnë realisht në jetën e pacientëve.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme