Politika 6 August 2026, 12:47 Nga VNA

Klosi kundër bashkimit me Matin, kryebashkiakja socialiste kundërshton reformën: Do të ndjekim rrugët ligjore

Ndaje në Whatsapp

jhmjhjkj.PNG

Këshilli Bashkiak i Klosit ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar propozimin e mazhorancës parlamentare për reformën administrativo-territoriale, e cila parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat.

Në mbledhjen e zhvilluar të enjten në orën 10:00 morën pjesë këshilltarët bashkiakë, drejtues vendorë dhe banorë të shumtë të zonës, të cilët diskutuan mbi pasojat e mundshme të këtij propozimi.

Seanca u drejtua nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Hazbie Dedolli, e cila bëri me dije se mbledhja ishte thirrur me kërkesë të këshilltarëve për të diskutuar dhe miratuar një qëndrim zyrtar kundër bashkimit të Bashkisë Klos me Bashkinë Mat.

Gjatë diskutimeve, këshilltarët shprehën një qëndrim unanim kundër propozimit të reformës, duke deklaruar se do të përdorin të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar atë. Ata nuk përjashtuan as mundësinë e organizimit të protestave nëse vendimi do të vijojë përpara.

Në mbledhje ishte e pranishme edhe kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola, e cila bëri të ditur se dokumenti për reformën administrativo-territoriale ka mbërritur në institucion dy ditë më parë.

Sipas saj, propozimi parashikon një periudhë 60-ditore konsultimi publik, gjatë së cilës do të zhvillohen dëgjesa me qytetarët në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Klos.

Kola deklaroi se qëndrimi i bashkisë do të përcaktohet nga vullneti i komunitetit dhe se ajo do të përfaqësojë mendimin e banorëve gjatë gjithë procesit.

“Do të bëjmë dëgjesa publike në çdo fshat. Unë, si e zgjedhur, do të jem me mendimin e qytetarëve. Nëse qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Matin, jam me ta. Jam shërbëtore e popullit të Klosit, karrigia është e përkohshme”, u shpreh kryebashkiakja Kola.

Në ditët në vijim pritet të nisin konsultimet publike në të gjithë territorin e Bashkisë Klos, ku qytetarët do të kenë mundësi të japin qëndrimin e tyre për të ardhmen administrative të zonës.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme