Politika 4 August 2026, 17:10 Nga VNA

"Nuk kërkohet nga BE-ja, por nga etja për pushtet", Ditmir Bushati 'skanon' reformën e re territoriale të Ramës

Ndaje në Whatsapp

fvdvf.PNG

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka lëshuar një sërë kritikash të drejtpërdrejta ndaj propozimeve të fundit të qeverisë për ndarjen e re territoriale administrative. Përmes një reagimi publik, Bushati dënon tentativën e mazhorancës për t'i paketuar ndryshimet politike si vendime që vijnë nga Brukseli, ndërsa thekson se pushteti vendor është shndërruar në një zgjatim të zyrave të kryeministrisë.

Sipas Bushatit, debati aktual po mbyllet qëllimisht te numri i bashkive për t'i bishtnuar thelbit të problemit: mungesës së demokracisë dhe marrjes së pushtetit nga qytetarët.
Demaskimi i "kërkesës nga BE-ja". 

Bushati rrëzon pretendimin se ndryshimi i hartës administrative po bëhet për shkak të detyrimeve ndaj Bashkimit Evropian:

"Në Shqipëri është bërë zakon që çdo masë të paketohet si reformë, e madje të thuhet se ‘është kërkesë nga BE-ja’. Edhe propozimi për ndarjen e re territoriale e administrative, nuk i shpëtoi hileve të politikës së vjetër... Nuk ekziston asnjë kërkesë e BE-së që lidhet me madhësinë apo numrin e bashkive në Shqipëri, sepse kjo është çështje e brendshme."

Pushteti i përqendruar te Kryeministri

Gjatë analizës së tij, ish-diplomati i lartë nëntregon se reforma e kaluar territoriale e vitit 2015 krijoi bashki më të mëdha gjeografikisht, por me më pak kompetenca reale, duke ia dorëzuar vendimmarrjen një grushti njerëzish në qendër.

"Planifikimi urban, administrimi i ujësjellës-kanalizimeve, mbetjeve, plazheve, zonave të mbrojtura apo funksioneve të tjera, ushtrohen kryesisht nga lart. Kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë trajtohen si zgjatim i qeverisë dhe jo si të zgjedhur të popullit. Sfida nuk është numri i bashkive, por kalimi i pushtetit nga zyra e kryeministrit drejt të zgjedhurve vendorë."

"Tirana dhe bashkitë në vijën e bregdetare tregojnë sesi asetet më të çmuara dorëzohen nga lart tek një grusht njerëzish, ndërsa qytetarët ‘informohen’ kur vendosen gardhet dhe mbërrijnë betonierat."

Modeli i financimit dhe vendimmarrja me referendum

Mungesa e pavarësisë financiare shihet si pengesa kryesore pse bashkitë jashtë kryeqytetit po braktisen dhe po dështojnë të krijojnë ekonomi të qëndrueshme. Bushati kërkon që për ndryshime të tilla me ndikim të madh social të pyeten vetë qytetarët përmes votës direkte.

"Shqipëria ngjan me një njësi administrative ku pushteti është i përqendruar te zyra e kryeministrit. Çdo politike e re, duhet të jetë e kundërt me përqendrimin e pushtetit. Duhet të synojë komunitetet... Referendumi duhet të konsiderohet për ndryshime me ndikim të tillë."

Në përmbyllje të reagimit të tij, Bushati sjell shembullin e partisë motër britanike (Laburistëve), duke pyetur nëse decentralizimi i pushtetit që ata ndërmorën duhet të shërbejë si udhërrëfyes edhe për socialistët shqiptarë, për t'i kthyer respektin dhe dinjitetin komuniteteve lokale.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme