Politika 5 August 2026, 18:19 Nga VNA

Pacolli paralajmëron arbitrazh ndërkombëtar për Aeroportin e Vlorës: MABCO do të mbrojë të drejtat e saj

Ndaje në Whatsapp

fvdfdvfvd.jpg

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka deklaruar se kompania MABCO Constructions SA do të ndjekë rrugën e arbitrazhit ndërkombëtar pas nisjes së procedurës nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zgjidhjen e kontratës së koncesionit për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Në një reagim publik, Pacolli bëri të ditur se kompania ka marrë njoftimin zyrtar nga ministria për fillimin e procedurës, duke e cilësuar këtë veprim si një përpjekje për t’i hequr investitorit të drejtat që burojnë nga kontrata e partneritetit publik-privat.

Sipas tij, MABCO ka zgjedhur për më shumë se një vit dialogun dhe rrugën institucionale për të shmangur një përplasje ligjore ndërkombëtare, por tashmë, sipas tij, nuk ka më alternativë tjetër përveç mbrojtjes së interesave të saj përmes mekanizmave juridikë.

Pacolli pretendon se gjatë kësaj periudhe kompania është përballur me një sërë problematikash, përfshirë tentativa për ndryshimin e strukturës së pronësisë, masa gjyqësore kontradiktore, përjashtimin nga administrimi i investimit dhe pengesa në aksesin në kantier.

“Pikërisht në kohën kur projekti kishte hyrë në fazën përfundimtare dhe ndodhej vetëm pak para certifikimit, investitori u pengua të përmbushte detyrimet kontraktore”, deklaroi Pacolli, duke shtuar se sot këto pasoja po përdoren si argument kundër kompanisë.

Biznesmeni kosovar ka kundërshtuar pretendimet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke thënë se ato nuk përputhen me faktet dhe dokumentacionin e projektit. Ai ka argumentuar se procedura bie ndesh me kontratën e koncesionit, vendimin e Gjykatës së Lartë dhe marrëveshjen për mbrojtjen e investimeve mes Zvicrës dhe Shqipërisë.

Pacolli deklaroi gjithashtu se që prej gushtit të vitit 2025 ka kërkuar një auditim të pavarur ndërkombëtar teknik dhe financiar për investimet në Aeroportin e Vlorës, kërkesë që sipas tij nuk është marrë parasysh nga institucionet.

Ai akuzoi gjithashtu organet shqiptare të hetimit për mosveprim ndaj kallëzimeve penale të bëra nga MABCO për veprime që kompania i konsideron të kundërligjshme.

“Ky nuk është një konflikt që MABCO e ka kërkuar. Është pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve dhe mosveprimeve të atyre institucioneve që kishin detyrimin ligjor të mbronin shtetin e së drejtës, kontratën dhe investimin”, u shpreh Pacolli.

Sipas tij, në procesin e arbitrazhit kompania do të paraqesë të gjitha faktet, provat dhe dokumentacionin që disponon, duke shprehur bindjen se procedura do të nxjerrë në pah të vërtetën mbi konfliktin.

Qeveria shqiptare nuk ka reaguar ende ndaj deklaratave të biznesmenit Behgjet Pacolli.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme