Politika 6 August 2026, 17:07 Nga VNA

PD mobilizon strukturat kundër reformës territoriale, kërkon front të përbashkët qytetar për protestat

Ndaje në Whatsapp

fdfvdfvd.jpg

Partia Demokratike ka nisur mobilizimin e strukturave të saj në të gjithë vendin kundër projektit të qeverisë për ndryshimin e hartës administrativo-territoriale.

Përmes një udhëzimi të shpërndarë te degët lokale, selia blu u kërkon drejtuesve të saj të bashkëpunojnë me këshilltarët bashkiakë të të gjitha forcave politike që kundërshtojnë reduktimin e numrit të bashkive.

Në dokumentin e PD-së kërkohet bashkimi me çdo subjekt politik dhe grupim qytetar që është kundër reformës, me synimin për krijimin e një fronti të përbashkët dhe organizimin e protestave kundër propozimit të mazhorancës.

Demokratët pretendojnë se ndryshimet e propozuara cenojnë autonominë e pushtetit vendor dhe kërkojnë angazhimin e qytetarëve në zonat ku parashikohet shkrirja e bashkive.

Udhëzimi parashikon zhvillimin e takimeve urgjente me këshilltarët demokratë në nivel vendor, si dhe hartimin e një strategjie të koordinuar për kundërshtimin e reformës.

Nisma e Partisë Demokratike vjen në një periudhë kur reforma administrativo-territoriale ka shkaktuar debate në disa bashki të vendit, ku këshillat bashkiakë dhe komunitetet lokale kanë shprehur kundërshti ndaj ndryshimeve të propozuara.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme