Politika 9 August 2026, 13:40 Nga VNA

Vilë në Green Coast, hetuesit sekuestrojnë projektin e arredimit: dyshime se mund të jetë pasuri e fshehur e Belinda Ballukut

Ndaje në Whatsapp
Vilë në Green Coast, hetuesit sekuestrojnë projektin e arredimit:

Me vendim të Gjykatës së Posaçme, hetuesit zbarkuan në ambientet e kompanisë Atelier 4, ku sekuestruan një sërë dokumentesh që lidheshin me projektin e arredimit të një vile luksoze në Palasë.

Sekuestrimi i projektit u bë në vazhdën e hetimeve për ish-zv.kryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, gjatë të cilave janë ngritur dyshime të forta se një vilë mund të jetë pasuri e fshehur e ish-zyrtares së lartë.

Vila ndodhet në kompleksin turistik dhe rezidencial Green Coast, në rivierën shqiptare, ndërsa hetuesit janë orientuar drejt saj për shkak të të dhënave të dala nga hetimi.

Belinda Balluku është nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, si dhe e pandehur për tenderin që lidhet me ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe të Tiranës. Pak ditë më parë, SPAK firmosi edhe zgjatjen e afateve të hetimit për tre muaj të tjerë.

Balluku u thirr dhe u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme nëntë muaj pasi hetimet ndaj saj u bënë publike. Ndërkohë, ajo vijon të hetohet në gjendje të lirë, pasi mazhoranca refuzoi kërkesën e SPAK për leje për arrestimin e saj.

Ndaj Ballukut janë në fuqi dy masa sigurie: “ndalim për të dalë jashtë vendit” dhe “pezullim nga ushtrimi i funksioneve”.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme